Haziri: Kjo është vizita më e rëndësishme në 15 vjetet e fundit.-Osmani: Shteti duhet të përkujdeset për shëndetin mental të qytetarëve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, vizitën e parë në një komunë pas marrjes së detyrës  e bëri në Gjilan ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Hazri. Me këtë rast kryeparlamentarja Osmani  shprehu ngushëllime për humbjen e 5 anëtarëve të Familjes Bllaca duke  shpresuar që ky të jetë rasti i fundit. Po ashtu, Osmani ofroi mbështetje  për realizimin e shumë projekteve në Komunën e Gjilanit përfshirë edhe Autosdradën e Anamoravës.(Teksti: Valmira HOTI, kamera- Aid Bërkolli)./21Media