Pacolli: Rezoluta do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

niteti politik dhe institucional është i domosdoshëm

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka theksuar se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun, që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avancimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.

“Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avansimit të pjekurisë politike dhe shtetërore. Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta. Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm. Qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do ti japin legjitimitet secilit vendim.”, thuhet në postimin e Pacollit.

Back to top button