Pagat e gushtit dalin më herët për shkak të Kurban Bajramit

Ministria e Financave sot do të bëjë ekzekutimin e pagave për muajin gusht

Ministria e Financave ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, respektivisht të gjithë shërbyesit e administratës publike dhe ata që marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se Ministria e Financave sot do të bëjë ekzekutimin e pagave për muajin gusht .

“Për shkak të festës së Kurban Bajramit dhe duke u nisur nga gjendja e mirë në bilancin bankar të Qeverisë, ekzekutimi i pagave do të bëhet disa ditë më herët nga ekzekutimi i rregullt”, ka njoftuar Ministria e Financave.

Po ashtu, ministri i Financave Agim Krasniqi të gjithë besimtarëve mysliman të Republikës së Kosovës u ka uruar festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar më shumë paqe, harmoni, solidaritet dhe mbarësi në familjet e tyre./21Media

Back to top button