Panairi do të zgjasë dy ditë

Panairi do të zgjasë dy ditë

Panairi i Edukimit do të hapet për herë të njëmbëdhjetë me radhë në Prishtinë, ku për gjatë dy ditëve pritet të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes së studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional, por gjithashtu do të jetë mundësi për përfitimin e fondeve nga ata.

Panairi është paraparë të hapet më 20 prill në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, dhe do të vazhdoi edhe të nesërmen, duke filluar nga ora 10:00, deri në orën 18:00.

Sipas organizatorëve, kjo ngjarje ka për qëllim zgjerimin e rrjetit të kontakteve në mes të institucioneve arsimore, si dhe takimeve direkte me nxënës, studentet dhe udhëheqës të institucioneve arsimore vendore dhe të huaj.

CEO çdo vit praktikon iniciativën, duke ftuar semimaturantët dhe maturantët nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, me idenë që këta nxënës ta vizitojnë panairin dhe të takohen individualisht me institucionet dhe kompanitë pjesëmarrëse në panair, në mënyrë që të mësohet me herët të mendojnë t’i përzgjedhin shkollat dhe drejtimet se ku do t’i vazhdojnë studimet e tyre.