Papagalli që po mahnitë dashamirët e muzikës në TikTok me interpretime muzikore

Tico, papagalli apo njëri prej këngëtarëve më të mirë në Tokë.
Ky papagall 18 vjeçar nga Amazona, interpreton versione të këngëve klasike rok.
Tico dhe pronari i tij Frank Maglio, arritën famë falë realizimit të këngëve hite klasike, si “Free Bird” e “Psycho Killer”.
Maglio, videot me të filimisht i postonte në YouTube, por më pas, filloi t’i prezantojë edhe në TikTok, ku edhe ka bërë për vete një audiencë të tërë, më saktësisht 46,000 ndjekës.
Tico ka aftësi që të përcjell melodinë dhe të interpretojë me aq forcë, sa që zëri i tij ndonjëherë duket krejtësisht si i këngëtarit Axl Rose.
Papagalli Tico jeton në Florida të SHBA-ve me pronarët Gjina dhe Frank Maglio që prej se ata e adoptuan 18 vite më parë.
Frank, i cili është kitarist, ka treguar se me shpërthimin e pandemisë në botë, i izoluar në shtëpi, një ditë ka marrë kitarën dhe ka interpretuar në të. Kështu, ka parë se edhe Tico po i bashkohej interpretimit me zërin e tij unik.
Sa herë që ai intepretonte në kitarë, Tico fillonte të këndojë, kështu që dueti Frank e Tico sot e asaj dite xhirojnë video me interpretimet e tyre dhe ato i shpërndajnë për fansat.
Papagajt kokëverdhë të Amazonës njihen si llafazan, si imitues të këngëtarëve, por Tico ka vërtetë një zë të veçuar./21Media


Back to top button