Temperaturat do të shënojnë rënie

Temperaturat do të shënojnë rënie

Për sot meteorologët, parashohin një ditë e cila do të fillojë me mot të kthjellët e do të mbarojë me vranësira e rrebeshe lokale shiu të përcjella me bubullimë. Pra, sot do të mbajë mot me vranësira të pjesëshme të cilat më kalimin e kohës do të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të sillën në mes 14 e 33 gradë Celsius.

Edhe nesër, pritet të kemi një ditë me vranësira, të cilat kohë pas kohe mund të sjellin rrebeshe lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rënie të ndieshme, ato do të sillën në mes 12 e 24 gradë celsius.
Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, gjatë javë së ardhshme, do të kemi mot me vranësira të pjesëshme, kurse temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, por nuk pritet të kalojnë mbi mesataren për këte periodë të vitit, ato do të sillën në mes 14 e 33 gradë Celsius./21Media