Parashikimi i motit në Shqipëri

Në mesditë pritet të rriten temperaturat

Bregdeti dhe zonat e ulëta në Shqipëri do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, por me kthjellime dhe vranësira më të dendura paraqitet moti për zonat malore.

Orët e pasdites do të sjellin largim gradual të vranësirave nga ultësira perëndimore drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës.

Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë të pandryshueshme në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje me 2- 3 gradë. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë: Në vendet malore 13°/26°C, vendet e ulëta 15°/30°C, vendet bregdetare  16°/29°C.

Back to top button