Parashikimi i motit për sot

Temperaturat maksimale deri në 9 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me mjegull, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 9 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i qetë. Në mëngjes në ultësira parashihet të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës pjesërisht i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, njofton IHMK.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button