Partitë shqiptare mbeten në kërkesa etnike

LSDM shfrytëzon momentin, vazhdon me konceptin qytetarë

“Përse unë nuk mbaj tubime dhe mitingje në Strumicë dhe Kavadar, kur jam kandidat për president i të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Atëherë kur kundër kandidatet e mi për këtë post të rëndësishëm, siç është zoti Ivanov, zoti Ruzhin, zoti Fërçkovski e Boshkovski, të mbajnë tubime në Dibër dhe në Malësinë e Sharrit, atëherë edhe unë do të mbaj tubime në Strumicë, në Koçan dhe në të gjithë Maqedoninë”, u shpreh Agron Buxhaku, kandidat për president BDI (Arkiv 2009)

Derisa partitë shqiptare janë të mendimit se ende nuk janë plotësuar kërkesat etnike dhe se nuk është koha për koncept qytetar, tek partinë politike në Maqedoni, sipas nënkryetarit të LSDM-së, Muhamed Zekiri, 70 mijë vota shqiptare kanë shkuar për partinë e tij në zgjedhjet e fundit, shkruan TV21.TV

“Jo nuk frikësohem aspak por zotëri Zaev duhet të dalë me platformë për shqiptarët dhe jo të kërkoj votat e shqiptarëve por duhet të ju ofroj platformë , ofertë çfarë u siguron aj shqiptarëve çfarë u siguron shqiptarëve”, tha Ali Ahmeti, nga BDI (04.11.16).

Edhe pse Ali Ahmeti nuk frikësohej nga partia e Zoran Zaevit, Bashkimi Demokratik për Integrim ishte humbësi më i madh i zgjedhjet e fundit parlamentare.

Votat e tyre u përgjysmuan, kurse rasti i Haraçinës ishte ilustrim më i mirë se ku shkuan votat e BDI-së. Por, BDI insiston edhe pas zgjedhjeve, se pa u zgjidhur problemet etnike, nuk mund të flasim për koncept qytetar.

“Secila Parti vendos për strukturën e vete udhëheqëse. Vlerësojmë se deri ne mbylljen e qeshjeve etnike ne vend qytetaret do votojnë dhe organizohen ne parti etnike. Sigurisht qe kur te mbyllen temat e mëdha etnike atëherë do bisedohet edhe për kombinime te tilla”, nga BDI.

Lëvizja Besa është e hapur për çdo qytetar të vendit. Faton Fazliu nga kjo parti, thotë se është për tu habitur fakti se tek qytetarët maqedonas nuk ka interes që të anëtarësohen tek partitë shqiptare.

“Në parim Lëvizja Besa nuk përjashton askënd që të jetë pjesë e këtij subjekti politik. Në qoftë se dikush shfaqë interes të jetë pjesë e Lëvizjes Besa, ai do të shqyrtohet pa asnjë paragjykim. Është shqetësues fakti se si shqiptarët shfaqin interes të jenë pjesë e një subjekti maqedonas, kurse nuk është e njëjta situatë tek kampi tjetër, maqedonasit nuk shfaqin interes që të jenë pjesë e strukturave të një subjekti politik shqiptar. Edhe pse në Lëvizjen Besa, ka përfaqësues të etniteteve tjera në struktura, degë dhe nëndegë të Lëvizjes Besa”, tha Faton Fazliu, nga Lëvizja BESA.

E për LR PDSH-në, derisa një qytetar angazhohet për barazi mes popujve dhe drejtësi, nuk është e rëndësishme se cilit etnitet i përket.

“LR PDSH është e hapur për të gjithë ata qytetar që i besojnë barazisë, mes popujve, drejtësisë, gjyqësorit së pavarur, integrimit, respektimit e ndërsjellë të vlerave kulturore, historike si dhe mirëqenies së përbashkët ekonomike dhe sociale”, nga LR – PDSH.

Pasi Gjylymsere Kasapi dhe Muhamed Zeqiri nën petkun e LSDM-së e fituan besimin dhe u bënë deputet, kurse LSDM po përgatitet që në zgjedhjet lokale të del me kandidat shqiptar në disa komuna. Storjen e suksesshme të Haraçinës që filloi në zgjedhjet parlamentare, nga LSDM po mendojnë ta vazhdojnë edhe në zgjedhjet lokale.

Skender Halimi gëzon përkrahjen e degës së LSDM-së në Haraçinë, dhe pritet që ai të jetë kandidat i kësaj partie për këtë komunë, por nga LSDM thonë se ende është herët që të bisedohet për zgjedhjet lokale./21Media

 

Back to top button