Pas konsumimit të alkoolit të kontrabanduar vdesin 84 persona

Vdekjet nga alkooli i prodhuar ilegalisht

Së paku 84 persona kanë vdekur pas konsumimit të alkoolit të kontrabanduar në Indi, kurse 200 të tjerë janë dërguar për trajtim në spital.

Këto vdekje ndodhën dy javë pas vdekjes së 100 personave si shkas i konsumimit të alkoolit të dëmtuar në Indinë veriore.

Një zëdhënës i policisë tha se po hetohet origjina e alkoolit, duke shtuar se personat përgjegjës për kontrabandimin e tij do të arrestohen, transmeton rtv21.tv.

“Po ndërmirren veprime kundër çdokujt që është i përfshirë në biznesin e kopjimit të alkoolit. Departamenti i akcizës kanë filluar operacionin e tyre, policia është në ndihmë të tyre për të arrestuar personat gjatë kohës që vazhdon hetimi”, tha Parthompratim Saikia Inspektor policer

Vdekjet nga alkooli i prodhuar ilegalisht janë të shpeshta në Indi, pasi një shtresë e gjerë e popullsisë nuk mund të përballojnë çmimet e markave të njohura.

Vdekjet e këtyre dy incidenteve janë më të rëndat qysh nga viti 2011, ku nga një situatë e ngjashme kishin humbur jetën 172 persona./21Media

Back to top button