Pas nëntë vjetësh, Adriana sërish në betejë me sëmundjen e rëndë

Artistja shqiptare, Adriana Matoshi kohë më parë kishte folur rreth sfidës së saj me përballjen e sëmundjes së rëndë, tumorit në hipofizë. Sot, Matoshi njoftoi se sëmundja i është rikthyer prapë.
Përmes një postimi në Facebook, artistja inkurajon të gjithë ata që përballen me sfida të tilla në jetë të qëndrojnë të fortë.
“Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes. Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap. Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume”, shkroi Adriana në Facebook.
Tutje, aktorja bëri të ditur se të mërkurën do t’i nënshtrohet operacionit.
“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…”, shtoi tutje Adriana./21Media

Back to top button