Pas sfidimit për zgjedhje nga Mickoski, Zaev i lutet Zotit që ato të mos ndodhin tani

Do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Dy rivalët politik, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri opozitar, Hristijan Mickoski pohojnë se do të fitonin në ato zgjedhje. Ishte Mickoski ai që mbrëmë i pari e hodhi dorashkën, që në prill bashkë zgjedhjet presidencialet të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Zaev sot tha se iu drejtua me lutje Zotit që kjo kërkesë e Mickoskit të mos realizohet, por duke qenë se kërkesa vjen nga lideri i opozitës, ai tha se do ta bisedojë me organet e partisë së tij.

“Politikisht për LSDM-në dhe partitë qeverisëse është e dëshirueshme që të ketë zgjedhje. I dimë anketat, e dimë se si qëndrojnë punët, nëse vrapojmë do të fitojmë edhe 4 vite para nesh kjo për çdo politikan, garniturë politike për Zotin është bukur, por Maqedonia mund të humbë. Së pari do të humbë 3 deri në 6 muaj përgatitje për zgjedhje, formim të qeverisë, dhënie e mosdhënie mandatesh e kjo do të ndikojë direkt në ekonomi dhe mund të ketë ngecje në reforma që do të jetë argument i vendeve anëtare që ta shtyjnë hapjen e bisedimeve”, tha Zaev.

Sigurinë e Zaevit se do të merrte edhe një mandat 4 vjeçar në zgjedhje te parakohshme, e vuri në sprovë lideri i opozitës, Hristijan Mickoski.

“Nëse është kështu, hajdeni menjëherë të hënën ta shpërbëjmë kuvendin. Kemi kohë të mjaftueshme të organizojmë cikël zgjedhor fer, në përputhje me ligjin e Maqedonisë dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbajmë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, dhe ta shohim nëse do të fitojë Zoran Zaev, apo në ato zgjedhje do të fitojë populli në Maqeodni bashkë me VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” “, tha Mickoski,.

Maqedonia ka mundësinë e 100 ditëve për qeveri teknike, sepse zgjedhjet presidenciale parashihet të mbahen në prill të këtij viti. Mickoski tha se kërkesa e tyre për zgjedhje nuk vjen nga arsyeja që me çdo kusht të vijnë në qeveri, por se duan të ndalojnë që Maqedonia të humbë edhe më shumë. Mickoski kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare e bëri mbrëmë, pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, seancë të cilën opozitarja VMRO-DPMNE e bojkotoi sepse nuk pajtohet me Marrëveshjen e Prespës. Se a ekziston mundësia që pas kësaj VMRO-DPMNE-ja të bojkotojë parlamentit, Mickoski tha se për këtë çështje do të mendojnë ditëve në vijim, raporton TV21./21Media

https://youtu.be/ZJJiE6kowIs

Back to top button