Pas tërmetit në veri, Thaçi thotë se institucionet janë në gatishmëri

Kosova dje u godit nga një tërmet

Pas tërmetit me magnitudë 3.8 shkallë që u regjistrua në veri të Kosovës pasditën e së mërkurës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet janë në gatishmëri.

“Unë u jam drejtuar shërbimeve të sigurisë dhe urgjencës sonte pas tërmetit në veri të Kosovës. Nuk raportohet për dëme të mëdha ose viktima, por është e rëndësishme që institucionet tona të mbesin në gjendje të përhershme të gatishmërisë në të gjithë territorin e republikës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Twitter”.


Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Zubin Potok, në afërsi të Mitrovicës, saktësisht në Liqenin e Ujmanit.

Më 26 nëntor të vitit 2019, Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues, dridhjet e të cilit janë ndjerë edhe në Kosovë./21Media

Back to top button