Përfundon projekti i BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese të Kosovës

Pjesëmarrëse edhe ministrja e Drejtësisë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova sot do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projektit të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë.

Projekti i Binjakëzimit, me vlerë prej 2 milionë euro është financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe është zbatuar nga Agjencia e Sanksioneve Penale të Finlandës, nga shtatori 2017.

Projekti u ka asistuar shërbimeve korrektuese dhe sprovuese në rritjen e përdorimit të sanksioneve dhe masave alternative zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të bazave të të dhënave për shërbimet korrektuese dhe sprovuese, hartimin e akteve nënligjore përkatëse dhe forcimin e parandalimit dhe riintegrimit të shkelësve të rinj në shoqëri.

Me këtë rast, Apostolova do të mbajë edhe një fjalim në përmbylljen e këtij projekti. Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Back to top button