Përfundon protesta e opozitës në Shqipëri

“Të enjten në protestën tjetër në ora 10:00 më të bashkuar se kurrë”

Protesta e opozitës në Shqipëri ka përfunduar me ftesën që të enjten të dalin në protestën që sipas organizatorëve, do t’i jap fund keqqeverisjes.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka falënderuar protestuesit për mbështetjen që iu është dhënë.

“Le të zotohemi sot që kjo turmë do të bashkohen për t’i dhënë fund keq qeverisjes. Të enjten në protestën tjetër në ora 10:00 më të bashkuar se kurrë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, protestuesit kanë filluar të shpërndahen të qetë.

Në protestën e nisur në orën 11:00 para kryeministrisë, është kundërshtuar qeveria e kryeministrit, Edi Rama.

 

Back to top button