Përurohet rruga e parë në Kosovë me 4 korsi

Përveç zgjerimit të rrugës do të do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biciklistëve

Rruga e parë në Kosovë me katër korsi në një drejtim Prishtinë – Veternik do inagurohet nesër duke filluar nga ora 12:00.

Në këtë ceremoni inagurimi do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

“Ky segment rrugor do të zgjerohet në të dy anët e rrugës me nga dy korsi të reja, me gjerësi prej 3.5 metrash për secilën korsi. Po ashtu, në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare me ndriçim dhe shteg të biciklistëve”, thuhet në njoftimin e Ministries së Infrastrukturës.

Sipas MI-së projekti është paraparë të realizohet me 2 llote. Lloti 1 do të jetë drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i majtë i rrugës, i cili sipas kontratës parashihet të përfundojë brenda 150 ditësh pune, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1.589.674.34 eurosh, ndërsa lloti 2 është drejtimi Prishtinë – Veternik, krahu i djathtë i rrugës, me një gjatësi prej 1.5 kilometrash dhe me kosto prej 1,374,516.70 eurosh.

“Punimet e llotit 2, sipas kontratës, parashihet të përfundojnë brenda 110 ditësh pune”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button