Pezullohet shitja e aseteve publike

Qeveria Kurti e nis shuarjen e AKP-së!

Qeveria e Kosovës ka kërkuar sot nga Agjencia Kosovare e Privatizimit që të pezullojë në afat të pacaktuar dhënien me qira dhe shitjen e aseteve publike.

Në arsyetimin e saj, ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari tha se AKP duhet të ketë parasysh programin qeverisës.

Të kërkohet nga AKP të pezulloj për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat paluajtshme nga lista e aseteve për qiradhënie me karakter specifik e azhurnuar e shpallur me 5 mars 2020”, tha ajo, derisa shtoi se nëse zgjatet mandati i AKP-së, kjo sipas saj do të jetë e dëmshme për Kosovën.

Si arsyetim shtesë është që AKP ka në planë të jap me qira disa asete të rëndësishme dhe qeveria duhet ti kërkoj AKP të ketë parasysh programin e qeverisë sepse nëse AKP realizon qiradhëniet, ato do të zgjasin pa nevojë mandatin  AKP-së dhe mund t`i shkaktojnë humbje Republikës së Kosovës”, shtoi ajo.

Kërkesa është përkrahur edhe nga kryeministri Albin Kurti. / 21Media

Back to top button