Të shtëna me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë në Prishtinë

Policia ka njoftuar se një person është plagosur sot rreth orës 12:00, në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ka pas të shtëna me armë zjarri.  Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhë rasti.  Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person”, ka thënë Ahmeti.

I njejti është dërguar për tretman mjekësor.

“Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin”./21Media