Policia beson që 9 persona ishin në helikopterin që vdiq Bryant
Bryant dhe katër persona të tjerë u identifikuan
Zyrtarët policor bënë të ditur se besojnë që në helikopterin që të dielën vdiq legjenda e basketbollit, Kobe Bryant ishin 9 persona në bord – një pilot dhe 8 pasagjerë dhe nuk pati të mbijetuar, shkruan TMZ sports.
Ndërsa, ende janë duke u bërë hetime.
Ata ishin duke udhëtuar drejt akademisë Mamba të basketbollit për të marrë pjesë në një trajnim basketbolli kur ndodhi përplasja e helikopterit.
Pas lajmit për vdekjen e basketbollistit të njohur, Kobe Bryant reagoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai këtë lajm e quajti të tmerrshëm./21Media