Bojan Mitiq tha se në mënyra të ndryshme janë ndaluar rreth 60 autobusë, të cilët ishin nisur për në Leposaviq

Bojan Mitiq tha se në mënyra të ndryshme janë ndaluar rreth 60 autobusë, të cilët ishin nisur për në Leposaviq

Deputeti i Listës Serbe, Bojan Mitiq ka deklaruar se pjesëtarët e Policisë së Kosovës të mërkurën në dy vende kanë ndaluar autobusët me serbë, të cilët ishin nisur në mitingun në Leposaviq,i cili mbahet me rastin e zgjedhjeve presidenciale serbe.

Mitiq tha se policia autobusët, të cilët lëviznin nga enklava në jug të Ibrit, janë ndaluar në dy vende në afërsi të Milloshevës, andërsa te Vushtrria, përveç autobusëve, po ndalohen edhe makinat me udhëtarë.

Ai ka theksuar se njësitë speciale ROSU kanë ndaluar tre autobusë, në të cilët ishin serbët nga Shtërpca.  Sipas tij, të gjithë udhëtarët kanë dalë nga autobusi, me ç’rast janë kontrolluar. Mitiq tha se në mënyra të ndryshme janë ndaluar rreth 60 autobusë, të cilët ishin nisur në miting.

Marian Shariq nga Rahoveci ka thënë për Beta se në mëngjes një grup i shqiptarëve me automobilat e tyre kanë bllokuar autobusët me serbë nga Hoqa e Madhe, të cilët ishin nisur për në mitingun në Leposaviq.

Shariq tha se autobusi pas një kohe është kthyer në fshatin Hoqa e Madhe. Serbëpt nga enklavat tjera në jug të lumit Ibër pohojnë se po ashtu janë ndaluar, pasi grupet e protestuesve shqiptarë ua kanë bllokuar rrugën.

Sot në Leposaviq mbahet mitingu, në të cilin ishte paraparë ardhja e kryeministrit serb  Aleksandar Vuçiq, i cili ndërkohë ka anuluar vizitën pavarësisht lejes që ka marrë nga Qeveria e Kosovës për të qëndruar në vendin tonë për tri orë.