Policia jep detaje rreth vrasjes së gruas në Gjilan

U arrestua i dyshuari

Policia ka dhënë detaje rreth rastit në Gjilan, ku në natën e ndërrimit të vitit një grua u vra nga burri i saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie nga pa kujdesia dyshohet se ka qëlluar gruan e tij viktimën femër K-Shqiptare”, bën të ditur policia.

Siç njoftohet, viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton më tutje policia./21Media

Back to top button