Policia serbe arreston punëtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve

Vukashinoviç është arrestuar në Jarinje

Një punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Milan Vukashinoviç është arrestuar sot në pikën kufitare të Jarinjës.

Lajmin e ka bërë të ditur Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, i cili ka treguar edhe arsyen e arrestimit.

“Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës.”, ka njoftuar ai

Ai i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndikojnë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç./21Media

Back to top button