Trump: Në fillim më kanë munguar njohuritë për Aleancën!

Presidenti i SHBA-së qartëson arsyet për ndryshimin e qëndrimit për NATO-n

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndryshuar në tërësi qëndrimet e tij për NATO-n dhe në një takim të zhvilluar të hënën në mbrëmje, ai pranoi se nuk ka pasur pothuajse fare njohuri për këtë aleancë ushtarake, kur e quajti të vjetruar, shkruan rtv21.tv

Trump, në një situatë paksa të pa-lakmueshme gjatë përpjekjes për të pranuar se ka gabuar, tha se shpesh citohet deklarata e tij, në të cilën e kishte cilësuar NATO-n si organizatë të vjetruar, duke pranuar me këtë rast se nuk ka pasur pothuajse fare njohuri për aleancën, kur ka bërë këtë kritikë në adresë të saj. Presidenti amerikan më tutje shtoi se atëbotë kishte thënë se NATO është e vjetruar, për shkak se nuk po lufton kundër terrorizmit, por më pas tha se NATO e ka kryer punën e saj, në kohën kur nuk pasur terrorizëm.

Trump për herë të parë kritikoi aleancën pas sulmeve terroriste në Bruksel, në vitin 2016, e këto kritika i përsëriti edhe në intervistën e parë për mediat e huaja, pasi mori përsipër funksionin e Presidentit.

Megjithatë, më herët gjatë këtij muaji, pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, para gazetarëve u paraqit një Trump krejt tjetër, me ç’rast tha se NATO nuk është organizatë e vjetruar dhe se Amerika do të bashkëpunoi ngushtë me partnerët e saj në NATO, në veçanti në luftën kundër terrorizmit./21Media

Back to top button