Më 22 e 23 nëntor protestohet

Më 22 e 23 nëntor protestohet

Një protestë tjetër është paralajmëruar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave.

Pas paralajmërimit të protestës nga grupi “Speedomaniaks” për të shtunën, më 23 nëntor, tani vjen një paralajmërim tjetër për protestë nga grupi i njohur në Facebook “Marakli t’kerreve”.

“Marrakli t’kerreve” fton publikisht për protestë paqësore dhe pa kerre te rruga “Luan Haradinaj”, pranë BQK-së, më 22 nëntor nga ora 13:00.

“Të gjithë e kemi parasysh që nga data 15 Nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke e ditur këtë fakt i cili prek gjepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do rrimë duarkryq”, thuhet në njoftimin e “Maraklive t’kerreve”.

Dje kundër vendimit të BQK-së ka nisur edhe një peticion online./21Media