Rezultatet e deklaruara nga administrata tatimor

Rezultatet e deklaruara nga administrata tatimor

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar një rritje të madhe qoftë në xhiron e regjistruar në zonat turistike me 11 %, por edhe në atë të punësimeve me 13 % krahasuar me sezonin e një viti më parë.

Këto janë rezultatet e deklaruara nga administrata tatimore në përmbyllje të zbatimit të planit sektorial në këtë sektor për periudhën qershor-gusht, transmeton atsh.

Sipas të dhënave zyrtare në total, numrin më të madh të punësimeve e ka qyteti i Durrësit me 54 mijë e 834 persona të punësuar me një rritje prej 6 % e më pas qytetet e Shkodrës me 25 mijë 762 të punësuar, Lezha me 14 mijë 697 të punësuar dhe Saranda me 6709 të punësuar.

Shkodra ka një rritje prej 6 % krahasuar me vitin 2017, ndërsa Lezha ka një rritje prej 5%. Saranda shënon një rritje prej 15 % krahasuar me vitin 2017.