Qeveria Kurti do t’i ketë 15 ministri

Qeveria e re do t’i ketë rreth 33 zëvendësministra

Mandatari i Qeverisë, Albin Kurti pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, u shpreh se Qeveria do t’i ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra.

Kurti në konferencën e mbajtur para pak minutash tha se nga 23 ministri që Kosova kishte në qeverisjen paraprake, qeveria e re do t’i ketë 15-të dhe nga mbi 80-të zëvendësministra, qeveria e re do të ketë rreth 33 zëvendësministra./21Media

Back to top button