Rama-Berishës: Furnizove me naftë tanket e kasapit të Beogradit

“Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq”

Pas deklaratave të bëra nga ish-kreyministri Sali Berisha ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar dhe kryeministri Rama

Në një postim në Twitter, Rama e akuzoi Berishën se ishte ai që furnizoi tanket e Beogradit me naftë dhe që bëri thirrje për të refuzuar marrëveshjen e Rambujesë.

Me gjuhë të ashpër, Rama tha gjithashtu se ishte Berisha ai që shpalli ushtarët e UÇK terroristë e marksistët.

“Furnizoi me naftë tanket e Kasapit të Beogradit. Bëri thirrje për të refuzuar Rambujenë. Shpalli terroristë marksistë-leninistë luftëtarët e UÇK. Ibrahim Rugova s’denjoi t’i fliste më derisa vdiq. Sot e quan Presidentin e Kosovës argat albanofob të Beogradit! Vesi del me shpirtin.”

Back to top button