Rama: Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve

Rama deklarohet pas Samitit

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar praninë e liderëve të Evropës në Samitin e NATO-s për t’i njohur me situatën e krijuar nga tërmeti në Shqipëri.

Pas Samitit, Rama tha se Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve.

Evropa është e bashkuar në mbështetje të shqiptarëve. Ministrja e Mbrojtjes po vazhdon komunikimin me homologët, unë duhet të kthehem. Ju kemi vënë në dispozicion dokumente dhe informacione që të kenë një pamje të qartë. Kam arritur të përfshij drejtpërdrejtë emocionalisht liderët. Sepse një fjalë e tyre është shumë më tepër se një dosje”, tha kryeministri.

I pyetur për ftesën e përsëritur ndaj Bashës për bashkëpunim, Rama tha se “nuk ka sens të vazhdojë historia me deklarata në distancë kur ne jemi jo vetëm të goditur nga e njëjta tragjedi, por nga ana tjetër të gjithë jemi në nevojë për të ndërtuar çatinë e një shtëpie shumë më të madhe se ajo e politikës, çatinë e shtëpisë së Shqipërisë“.

Back to top button