Rama reagon pas intervistës së Metës

Për Ramën intervista e Metës shokuese

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi pas intervistës së dhënë një ditë më parë nga presidenti i zgjedhur, aktualisht kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për televizionin grek “Star”.

“Shokuese intervista e Ilir Metës për tv grek! Si mundet një president shqiptar të shajë kryeministrin e vendit si të ishte ekstremist fqinj? TURP!”, shkruan Rama në Facebook.

I pyetur mbi marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, Meta u shpreh se “në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”./21Media

Back to top button