Rama zyrtarisht edhe Ministër i Jashtëm

“Zgjedhjet të mos pengojnë finishin tonë drejt Evropës”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zyrtarisht ka marrë edhe postin e ministrit të Jashtëm.

Me 77 vota pro dhe një abstenim, deputetët e mazhorancës kanë miratuar dekretin e Presidentit për shkarkimin e Bushatit dhe me 78 vota pro kanë miratuar emërimin e kryeministrit Rama.

Në nisje të sesionit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë apel që opozitë t’i bashkohet debatit në Parlament, ndërsa ka kërkuar vullnet për miratimin e reformës zgjedhore.

“Prezenca e opozitës e bën shumë produktive, e bën konfliktuale, por e bën edhe më demokratike. Të miratojmë ndryshimet në kodin zgjedhor. Zgjedhjet të mos pengojnë finishin tonë drejt Evropës. Si ligjvënës ti përgjigjemi aspiratës evropiane të shqiptarëve. Shumica dhe opozita të bashkojnë vullnetin pa kushte”, ka thënë Ruçi, raporton Oranews.

Back to top button