Aksioni simbolik do të fillojë nga ora 12:00 në Pejë

Aksioni simbolik do të fillojë nga ora 12:00 në Pejë

Duke pasuar parasysh se rinia çdo ditë po ikën nga Kosova, rinia e Pejës nesër për nder të Ditës së Pavarësisë, do të zhvillojë një aktivitet simbolik pranë bustit të dëshmorit Shkëlzen Haradinajt me moton “Që 12 vite një zgjidhje, IKJA nga Kosova”.

Qëllimi i këtij aktivitet është përçimi i mesazhit për klasën politike se ata që 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë nuk menduan për ndërtimin e vendit, por ‘menduan se si ta shpërngulin rininë nga Kosova’.

Në këtë aktivitet rinia do të marrë diplomat e veta të nivelit bachelor që simbolizojnë arritjet e tyre, por edhe pamundësinë për të punuar në Kosovë, si dhe valixhet të cilat simbolizojnë rrugët që rinia ka zgjedhur t’i marrë drejt Evropës.

Njëherësh, rinia pejane përmes këtij aktiviteti do t’i bëjë thirrje kryeministrit Albin Kurtit që në këtë mandat qeverisës të përkushtohet seriozisht dhe maksimalisht që të ndalojë ikjen e rinisë nga vendi.

Aktiviteti simbolik do të fillojë nga ora 12:00 në Pejë.