Rrahje në Prishtinë, katër persona u bënë për spital

Të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit

Policia sot njoftoi se është raportuar për në rrahje në mes të katër të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e arrestit prej të cilëve dy janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit në burg pasi kishte urdhër arrest, dhe një është duke u trajtuar ende në QKUK por është nën përkujdesje të policisë.”, njoftoi sot policia.

Rasti që ka ndodhur të premten (20 dhjetor) është duke u hetuar./21Media

Back to top button