Ky rrjet thotë se duhet një përfaqësim prej 50% për secilën gjini

Ky rrjet thotë se duhet një përfaqësim prej 50% për secilën gjini

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) bën thirrje që të votohen kandidatet gra në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e  Kosovës, që do të mbahen me 11 qershor.

“Gratë ende mbeten shumë pak të përfaqësuara në politikë dhe në vendim-marrje në nivel kombëtar, komunal dhe partiak. Sipas Ligjit për Barazi Gjinore është obligim i yni si qytetarë, që të zgjedhim sa më shumë gra në parlament, duke pasur parasysh që subjektet politike dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) kanë dështuar në zbatimin e këtij Ligji”, thuhet në komnikatë.

Sipas RrrGGK mungesa e demokratizimit dhe pjesëmarrja e pamjaftueshme e grave në vendim-marrje brenda shumicës së subjekteve politike historikisht ka privuar padrejtësisht gratë nga pjesëmarrja në vendim-marrje në nivel qendror e lokal.

“Duke qenë të paanshëm politikisht dhe pa dashur të favorizojmë asnjërin subjekt politik, ne bëjmë thirrje që të votohen gratë nëpër listat zgjedhore, që të kontribuojmë në përfaqësimin prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, ashtu siç e garanton Ligji nr. 05/L-020. Prandaj, për përfaqësim të barabartë, të votojmë për gratë”, thuhet më tej në komunikatë./21Media