Rritet numri i fluturimeve në ANP “Adem Jashari”

14 % më shumë se në vitin e kaluar

Rreth 783 mijë udhëtarët shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti në tre muajit e fundit të këtij vitit. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kishte një rritje për 8.52 %, tregojnë shifrat e publikuara nga  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në raportin e ASK-së të titulluar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit” për tremujorin e tretë 2019, janë bërë të ditura edhe të dhënat mbi transportin hekurudhor, rrugor, dhe telekomunikimin.

Numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin  si mjet udhëtimi në tremujorin e tretë të vitit 2019 ishte rreth 90 mijë. Ndërsa transporti i mallrave me tren në këtë periudhë ishte rreth 372 mijë tonë. /21Media

 

Back to top button