Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK

Sot në orën 09:35, në fshatin Doberdol ka ndodhur një vet aksident trafiku ku për pasojë tre zyrtarë policorë kanë marrë lëndime trupore.

“Në këtë vet aksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e policisë “Land Rover”, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur”, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale të Prishtinës.

Sipas policisë tre personat të cilët kanë qene në veturë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore të cilat po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, si dhe hetimin e shkaqeve dhe rrethanave që lidhen me këtë ngjarje./21Media