Rugova e kishte emëruar Sejdiun kryeministër në ’98

“Ka qenë propozim i drejtëpërdrejtë dhe e kom pranuar”

Në emisionin debatues “Click” në RTV21 i ftuar sonte ishte  ish-President i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Në mesin e temave të diksutura, Sejdiu ka folur edhe për politikën e zhvilluar në vend në ’98, kur ai ishte emëruar kryeministër nga Presidenti historik, Ibrahim Rugova.

”Edhe në perudhen e më hershme kemi pas një model të polipartizimit ndërtuar kanë qenë disa parti politike shqiptare në zgjedhjet e ’92-dytës edhe të komuniteteve tjera sepse ka qenë partia e turqve edhe boshnjkave. Pastaj kemi pas edhe në zgjedhjet e marsit të 98-tshit dhe m’kujtohet një element shumë i rëndësishëm mos te kuptohet personale kjo, ekzsitonte një lloj marrëveshje që të bëhet një qeveri e përbashkët sepse në një formë apo në formë tjetër quhej jo racionale qasaj apo puna e qeverisë në ekzil. Ajo që ekzistonte nga 92-dyshi deri në atë periudhë dhe të krijohej brenda. E di që ka qenë propozim i drejtëpërdrejtë dhe e kom pranuar se ishte edhe ide e presidentit Rugova për kryeminsiter ishte fjala, në një moment më tha se është nevoja të bëhet një kombinim me partinë tjetër dhe ipej ideja për një kandiat tjetër që të jetë një ecje e përbashkët për mua sishte problem”, ka thënë Sejdiu.

Sot u bënë 14-vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Me këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek varri i tij. Homazhe tek varri i ish presidenti të Kosovës, Ibrahim Rugova bëri edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi e qytetarë të shumtë. LDK gjithashtu mbajti akademi përkujtimore në nderim të jetës së presidentit Rugova. U tha se presidenti Rugova shënoi shekullin e shqiptarëve. /21Media

Back to top button