Sali Berisha kujton takimin me ish presidentin e ndjerë Bush

Berisha ishte takuar me Bushin në vitin 1992

Politikani Sali Berisha në vitin 1992 kur  ka mbajtur postin e Presidentit të Shiqpërisë ishte takuar me Presidentin e atëhershëm të Amerikës, George H. W. Bush, i cili vdiq dje në moshën 94 vjeçare.
Berisha në Facebook ka ndarë një video nga ajo kohë.

“Takim me mikun e madh të kombit shqiptar në Shtëpinë e Bardhë në qershor të vitit 1992!”, ka shkruar Berisha poshtë videos.

Po atë vit Bush në Ballkan kishin nisur luftëra, i kishte shkruar një letër Sllobodan Millosheviqit, ku e kishte paralajmëruar atë se në rast shkaktohet konflikt në Kosovë nga veprimi serb, Shtetet e

Bashkuara do të jenë të përgatitura ta përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe Serbi./21Media

 

Back to top button