Sektori ndërtimit ndikon në rritjen e investimeve

Banka e Shqipërisë (BSH) ka njoftuar se investimet u rritën në 3-mujorin e parë të vitit 2017, të ndikuara nga investimet në sektorin e ndërtimit

Sipas BSH-së, rritja me 5.7% e investimeve në këtë tremujor kontribuoi në masën 22% në zgjerimin e kërkesës agregate. Përmirësimi i gjendjes financiare, rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, rritja e lejeve të ndërtimit, si dhe përmirësimi i besimit të bizneseve në ekonomi mbetën faktorë favorizues për rritjen e investimeve.

Ndërsa, burimet e financimit të bizneseve u mbështetën nga rritja e investimeve të huaja direkte dhe nga zgjerimi i kredisë në tremujorin e katërt.

Back to top button