Sekuestrohen armë dhe substanca narkotike në Klinë

Arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në fshatin Jellovc të Klinës, pasi në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me tre fishekë dhe një revole jo funksionale, si dhe rreth 703 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe tre bime Kanabis Sativa.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button