Seri e dorëheqjeve për shkak të tekstit për Trumpin dhe Rusinë

Kaos në CNN

Tre gazetarë të kanalit televiziv amerikan, CNN, kanë dhënë dorëheqje pas tërheqjes së tekstit për lidhjet e pretenduara ndërmjet një fondi rus për investime dhe një bashkëpunëtori të ngushtë të presidentit Donald Trump.

Tomas Frank, autor i tekstit të përmendur, Leks Haris, udhëheqës i redaksisë për gazetari hulumtuese dhe Erik Lihtbllu, redaktor në redaksi, nuk janë më pjesë e CNN, shkruan rtv21.tv

CNN të premten e kaluar tha se ka vendosur të tërheq rrëfimin e mëhershëm, në të cilin Antonio Skaramuçi ndërlidhej me hetimet e Kongresit për fondin rus për investime. “Rrëfimi nuk ka përmbushur standardet redaktorialë të CNN dhe për këtë arsye është tërhequr. CNN i kërkon falje Zotit Skaramuçi”, njoftoi CNN të shtunën./21Media

Back to top button