Yee ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur

Yee ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur

Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.

Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listës Serbe.