SHBA, marrëveshje mes demokratëve dhe republikanëve

Sipas Trumpit, muri do të shërbejë për të mbrojtur amerikanët nga kriminelët

Republikanët dhe demokratët kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin mbi sigurinë kufitare në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

Marrëveshja përfshin financimin e disa barrierave në kufirin mes SHBA-ve dhe Meksikës, por kjo shumë nuk i afrohet 5.7 miliardë dollarëve që, Trump po kërkon për të mbajtur një nga premtimet e tij dhënë gjatë fushatës e që është ndërtimi i murit.

Pas njoftimit për marrëveshje, Turmp një tubim në El Paso të Teksasit, tha se muri do të shërbejë për të mbrojtur amerikanët nga kriminelët e rrezikshëm dhe premtoi se do ta ndërtojë atë.

Së fundmi, Trump tha se do të shpallte emergjencë kombëtare në rast se Kongresi nuk i miraton paratë për të ndërtuar murin me Meksikën. Paralajmërime të tilla kanë ngjallur debate në SHBA nëse një masë e tillë është në pajtim me kushtetutën e vendit.

Back to top button