SHBA përshëndeti vendimin e Ivanovit

Hap i rëndësishëm për Maqedoninë

Shtetet e Bashkuara përshëndesin vendimin e Presidentit Gjorgje Ivanov për dhënien e mandatit Zoran Zaevit për formimin e qeverisë. Ky vendim është hap i rëndësishëm për demokracinë në vend dhe popullin e Maqedonisë.

Ne do të punojmë me qeverinë e re për t’i tejkaluar sfidat me të cilat ballafaqohet maqedonia, duke përfshirë nevojën për reforma demokratike dhe zbatimin e plotë të marrveshjes së Përzhinës, shkruan tv21.tv.

Shtetet e Bashkuara mbeten mik dhe partner i Maqedonisë dhe ne jemi të përkushtuar për të mbështetur të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike./21Media

Back to top button