Ku e kaloi Blerona Shën Valentin?

Ku e kaloi Blerona Shën Valentin?

Në shumë vende të botës sot festohet Shën Valentini e njohur si dita e të dashuruarve. Kjo ditë simbolizon dashurinë dhe vëmendjen me të madhe ndërmjet çifteve.

Por, këtë festë prezantuesja e njohur, Blerona Zeqiri e kaloi në rolin e kadetes. Ajo gjatë ditës qëndroi në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.

Blerona në Instagram ka publikuar disa fotografi bashkë me kadetët tjerë, ku e veshur me uniformë ajo duket mjaft bukur.

Vizita e Bleronës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është bërë për shkak të realizimit të një reportazhi me kadetet e rinj, i cili do të transmetohet të dielën në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” në RTV21. /21Media