Shënohet 27 vjetori i sulmit ndaj familjes Jashari

Nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve

Sot shënohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.

Për të shënuar këtë ditë, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Po ashtu nga ora 14:30, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, do të mbahet një koncert.

Ky aktivitet organizohet nën patronatin e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, në bashkëveprim me OVL të UÇK-së, si dhe ansambli “Shota” dhe “Drenica”.

Sulmi i parë ndaj familjes Jashari kishte ndodhur më 30 dhjetor të vitit 1991. Më 22 janar 1998, u sulmuan për herë të dytë. Ndërsa sulmi i tretë i ushtrisë paramilitare serbe, në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin/21Media

Back to top button