Shitën bileta në numër të vogël, anulohet festivali i njohur

Festivali muzikor “Wide Skies and Butterflies” është anuluar për shkak të një rritjeje të paprecedentë të kostove të prodhimit, kanë bërë të ditur organizatorët.
Festivali do zhvillohej në Raynham Estate në Norfolk midis 5 dhe 7 gushtit.
Formacioni përfshinte The Vaccines, Hot Chip, Laura Mvula dhe Natalie Imbruglia.
Organizatorët kanë thënë se shitjet e biletave ishin më të ulëta se sa mendohej.
Ata kanë bërë të ditur gjithashtu se ata që kanë blerë biletat do të kontaktohen së shpejti.
“Me keqardhje të thellë njoftojmë se Wide Skies&Butterflies” nuk do të jenë më në gjendje të ecin përpara. Pavarësisht pritjes së një vere pa kufizime, viti 2022 po rezulton një vit tepër sfidues për muzikën dhe ngjarjet live. Industria ka parë një rritje të paprecedentë në kostot e prodhimit krahas shitjeve më të ulëta se sa pritej të biletave për shkak të rritjes së kostos së jetesës. Për një festival që në vitin e parë të tij, kombinimi i këtyre pengesave si dhe një investim kyç që dështoi e ka bërë të pamundur që ne të ecim përpara”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button