Shoferi rrezikon jetën në vendkalimin hekurudhor

Kalon aurën e vendosur në kohën kur kalon treni

Në vendkalimin hekurudhor në Fushë Kosovë, në një video të dërguar nga shikuesit e RTV21, shihet një shofer duke kaluar aurën e cila është vendosur për të ndaluar kalimin e veturave në kohën kur kalon treni.

Për periudhën kohore janar-gusht 2018, kanë ndodhur 25 aksidente me tren, ku prej tyre një ka qenë me fatalitet me 3 persona të vdekur.

Sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës, shkaktarët më të shpeshtë të numrit të përgjithshëm të aksidenteve për këtë periudhë kohore kanë qenë, manipulimi i pasigurt me automjet apo pakujdesia, mos mbajtja e distancës, mos përshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës dhe kyçja e pasigurt në rrugë./21Media

Back to top button