Demokratët shfaqin dy artikuj në dëgjimin kundër presidentit

Demokratët shfaqin dy artikuj në dëgjimin kundër presidentit

Kongresistët e Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e Partisë Demokratike sot kanë paraqitur dy artikuj në kuadër të hetimeve kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Ata kanë akuzuar kreun e Shtëpisë së Bardhë për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Ky zhvillim vjen pas seancës dëgjimore përfundimtare që u mbajt të hënën në Komisionin për Drejtësi, ku të dyja palët i kundërshtuan pretendimet e njëra-tjetrës në një atmosferë mjaft të tensionuar.

Presidenti Trump e filloi ditën duke e mbrojtur veten nga procesi i hetimeve përmes një postimi në Twitter, ku tha se vazhdimi i këtij procesi do të ishte qartazi çmenduri politike.

Demokratët po mundohen të dëshmojnë para organeve legjislative dhe atyre të drejtësisë se presidenti Trump e ka shkelur ligjin dhe e ka rrezikuar sigurinë kombëtare duke ia kushtëzuar Ukrainës ndihmat ushtarake prej 400 milionë dollarësh me nisjen e hetimeve kundër rivalit të tij politik, Joe Biden, dhe të birit të tij, i cili më parë është marrë me biznes në shtetin e Evropës Lindore.

Pas publikimit të sotëm të akuzave, komiteti gjyqësor do të votojë për të dy artikujt ndaras, gjë që do të bëhet të mërkurën. Artikujt pritet të kalojnë, pasi 24 anëtarët demokratikë thuhet se do të votojnë pro tyre, kundër 17 republikanëve që do të votojnë kundër.

Nëse artikujt kalojnë në komitetin gjyqësor, do të mbahet një debat në dhomën e përfaqësuesve i pasuar nga një votim tjetër edhe ktu, ku përsëri dominojnë demokratët me 233 anëtarë krahasuar me 197 anëtarët e republikanëve. Votimi në dhomën e përfaqësuesve pritet të mbahet para krishtlindjeve.

Në rast kalimi edhe nga kjo fazë, që shihet si shumë e mundshme, atëherë artikujt shkojnë në gjyq në senat, ku demokratët do të përballen me vështirësi, pasi senati kontrollohet nga republikanët me diferencë 53-47. Dy të tretat e senatit kërkohen për të dënuar presidentin, që parashihet se rreth 20 republikanë duhet të votojnë kundër partisë së tyre për të larguar presidentin nga posti./21Media