Ja si të fitoni para jashtë profesionit tuaj

Personat që u pasuruan nga pasionet dhe puna kreative e tyre

Njerëzit që ushtrojnë edhe veprimtari të tjera jashtë profesionit të tyre të përditshëm çdo ditë e më shumë po shtohen. Pasionet dhe dëshirat e tyre gjatë kohës së lirë mund t’i sjellin para ekstra pagës tuaj. Vlen të përmenden blogjet dhe shitjet e ndryshme të krijimeve të tyre interesante, rrobave që i përodrin, bizhuterive që i punojnë dhe më pas i shesin online në web faqe të ndryshme.

Bussiness Insider ka listuar disa njerëz, të cilët përveç punës së përditëshme që bëjnë merren edhe me gjëra të tjera kreative dhe fitojnë para nga ato, shkruan rtv21.tv.

Scott Van Daalen ka krijuar një kompani për dasma, nga e cila fiton 12,000 deri në 14,000 dollar në vit. Koha e tij më e madhe i kushtohet studimeve dhe arritjes së një note të lartë për studimet master. Ai tha se mund të studiojë dhe të punojë në të njëjtën kohë. Daalen ka dashuri të madhe për industrinë e dasmave. Ai e bënë këtë punë me pasion dhe shpreson se vitet e ardhshme do t’i dyfishojë të ardhurat e tij.

1. Scott Van Daalen, 23, wedding company: $12,000 - $14,000 a year

Crystal Bow, një 38 vjeçare, e cila me profesione është fizikante në kohën e lirë e bënë një punë tjetër, të cilën e ka shumë për zemër. Ajo është autore e librave për fëmijë dhe deri tani ka shkruar tre të tillë. Ajo ka filluar të bëj një gjë të tilla para dy vitesh dhe insprim për të ka qenë vajza e saj. Qëllimi i saj është të krijoj diversitet në shkrimet e saj për fëmijë. Fitimet e saj arrijnë 3,000 deri në 4,000 dollarë dhe është motiv për të vazhduar më tutje. Pjesë tjetër pozitive e gjithë kësaj është takimi me njerëz të rinjë dhe bisedat me ta.

2. Crystal Bowe, MD, MPH, 38, children's book author: $1,000 - $1,500 a year

Jason Butler, një shitës i gjërave online, profesioni i tij është këshilltar financiar në një kolegj lokal. Ai qe 9 vjet bënë shitje të gjërave online dhe fiton 450 deri në 600 dollarë në muaj nga këto shitje. Ai tha se pika kryesore e suksesit në shitje online është shtimi i produkteve të shumta dhe të ndryshme që të ndihmon të fitosh edhe më shumë para.

3. Jason Butler, 35, eBay: $5,400 - $7,200 a year

Vanessa Vailente është stiliste dhe kreatore në blogun e saj personal. Ky blog është për mode dhe udhëtime. Blogu është pasioni i saj për 11 vjet me radhë. Ajo nuk ka ndonjë profesion tjetër, por të jeshë blogere sipas saj është shumë ndjenjë e mire. E harxhon energjinë tënde në gjëra që të pëlqejnë dhe nuk ke nevojë t’i japësh askujt llogari. Përveq fitimeve prej 18,000 dollarë, ajo fiton udhëtime dhe produkte falas në vende të ndryshme./21Media

9. Vanessa Valiente, 36, fashion and travel blogger: $18,000 a year

Back to top button