Sonte në “Argument Plus” zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj

Temat që do të diskutohen sonte me zëvendësministrin Hoxhaj

Sonte në emisionin e përjavshëm të RTV21 “Argument Plus” i ftuar është zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, njëherësh edhe anëtar i ekipit për dialog me Serbinë.

Gjatë emisionit, Hoxhaj do të flas se për çfarë u diskutua në takimin e së martes në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, se a është gati platforma e Kosovës për dialogun me Serbinë, si dhe cilat janë gjasat reale të një marrëveshjeje me Serbinë deri në gjysmën e këtij viti?

Hoxhaj do të flas edhe për volumin e numrit të kabinetit qeveritar dhe numrin e këshilltarëve në kabinetin qeveritar.

Për këto dhe më shumë, shikoni emisionin Argument Plus, nga ora 21:30, në RTV21./21Media

Back to top button